E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, rrëzon kërkesën e PDI-së për Fierin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ankimimin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim për qarkun e Fierit. PDI mori 4 vota pro nga 5 që nevojiteshin për pranimin e kërkesës për shpalljen si të pavlefshme të rezultatit në 4 QV. PDI ankimoi qendrat 3185 3188, 3196, 3006 pasi sipas tyre rezultat ishte i pavlefshëm.
Ndërkohë që tek anëtarët e KQZ-së u zhvilluan debate në lidhje më këtë ankimim. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka mbështetur ankimimin e PD-së për qendrat 3185 dhe 3188 në KZAZ 20 në Libofsh , pasi sipas tij në këto QV zgjedhjet janë të pavlefshme. "Në këto dy qendra është shkelur ligji. Kërksa e PDI-së për Fierin është brenda afatit", tha Ristani.
Ndërkohë që anëtari tjetër i KQZ-së Genc Gjonçaj tha se ankimimi i PDI-së është jashtë afatit është është politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›