E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrëzon ankimimet e LZHK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje disa prej ankimimeve të dorëzuara nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. LZHK ka kërkuar vlerësimin e fletëve të votimit në disa KZAZ që i përkasin Qarkut të Tiranës, duke mos e njohur rezultatin e tyre. Përfaqësuesi juridik i LZHK-në pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi se kjo parti është në dijeni se si komisionerët e partive të tjera i kanë konsideruar votat e kësaj partie si të partive të tjera, pse i kanë vlerësuar si të pavlefshme. Ristani kërkoi më shumë prova dhe fakte për këto kërkesa. Përfaqësuesi juridik i LZHK tha se, duke qenë se kodi nuk e lejon, LZHK nuk pati as komisioner në KQV, as në GNV, madje e ka pasur të vështirë të ketë edhe vëzhgues. Sipas tij, këto konstatime janë vënë re te monitorët që tregonin fletët e votimit, pasi nuk ishin pranë tavolinave ku bëhej numërimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›