Shirat e rrëmbyeshëm "paralizojnë" Durrësin dhe Fierin
Shirat e rrëmbyeshëm që ranë mëngjesin e djeshëm kanë shkaktuar përmbytje rrugësh, tokash bujqësore, si dhe probleme në zonën bregdetare të Durrësit, por dhe në qytetin e Fierit. Në Durrës, pjesa e plazhit është paralizuar plotësisht. Çadra të thyera, shezlonë të mbledhur dhe brezi ranor i dëmtuar vende-vende: kjo ka qenë pamja që të servirte plazhi më i madh në vend, pak orë pas pushimit të reshjeve. Subjektet private që ofrojnë shërbime të ndryshme në plazh, me një ekskavator kanë nisur të zëvendësojnë dëmet, gërryerjet e thella të shiut në rërën e lagur të plazhit. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar probleme dhe në shumë rrugë të qytetit bregdetar, ku qarkullimi ka qenë i pamundur për këmbësorët dhe i vështirë për automjetet. Rrugët për disa minuta janë kthyer në përrenj, ku nevojiteshin lundra dhe jo mjete motorike. Shumë familjeve në zonën e Urës së Dajlanit u janë përmbytur banesat, ndërkohë që në Portin e Durrësit nuk janë regjistruar probleme, pasi deti ka qenë i qetë dhe nuk ka shkaktuar vonesa apo vështirësi në lundrim. Të vetmet që kanë shtyrë veprimtarinë përpunuese për aq kohë sa binte shi ishin disa prej anijeve tregtare, të cilat kanë mbyllur hambarët në pritje të pushimit të reshjeve.
Ndërkohë që në Fier qarkullimi i automjeteve dhe i njerëzve gati është paralizuar plotësisht. Është nevojitur ndërhyrja e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që situata në rrugët kryesore të normalizohej. Në bulevardet kryesore "Jakov Xoxe" dhe "Ramiz Aranitasi" uji ka vërshuar në të gjitha anët dhe në to ka qenë i pamundur kalimi si me automjet edhe në këmbë. Ujëmbledhësit janë bllokuar dhe brenda pak minutash lartësia e ujit në bulevard ka qenë më shumë se 40 centimetra. Makinat kanë mbetur në vend pa lëvizur, ndërkohë që njerëz të shumtë e kanë pasur të vështirë kapërcimin e anëve të bulevardit. Mjetet teknologjike të Ujësjellësit kanë punuar për disa orë duke vënë nën kontroll situatën.