KQZ rrëzon kërkesat e PS dhe PD
03/06/2011 Rezultati për Tiranën nuk ndryshon, Lulzim Basha 81 vota para Ramës
Ristani: Ne nuk mund të kundërshtojmë vetveten duke i pranuar këto kërkesa
Pak orë para vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi pasditen e djeshme dy kërkesat ankimore të Partisë Socialiste mbi mospranimin e rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Ndërsa kërkesa e PD-së për ndryshim të tabelës së rezultatit pas numërimit të 26 kutive të votimit të kontestuara nga kjo e fundit, nuk arriti të merrte kuorumin e nevojshëm prej 5 votash në KQZ.
Kërkesat ankimore
Me anë të dy kërkesave të saj, PS-ja kontestonte rezultatet e shpallura nga KQZ me vendimin e saj 710 mbi miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në nr. 49, njësia bashkiake 5, si dhe vendimin 711 të KQZ-së për tabelën përfundimtare të Bashkisë Tiranë. Të dyja këto vendime u morën nga KQZ-ja pas numërimit të fletëve të votimit të hedhura aksidentalisht në kutitë e gabuara, ku pas numërimit të bërë, rezultoi fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, me 81 vota më shumë se rivali i tij Edi Rama. Dhe në lidhje me rrëzimin e këtyre kërkesave të PS-së, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh në mbledhjen e mbrëmshme se “propozoj të rrëzohet kjo kërkesë, për shkak se KZAZ-ja 49 nuk e kishte përmbushur detyrën e saj si duhet, dhe për këtë KQZ-ja ka zhvilluar një numërim fillestar të votave. Pas këtij numërimi dolën vota të panumëruara, dhe më pas KQZ vendosi për tabelën e rezultatit. Kështu që ne nuk mund të kundërshtojmë vetveten duke i pranuar këto kërkesa”. Kështu me 4 vota pro dhe 2 kundër KQZ rrëzoi kërkesat e opozitës, të cilat kontestuan rezultatin e Bashkisë së Tiranës. Ndërsa kërkesa e PD-së, e cila kërkoi rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare, u pranua parimisht, por nuk arriti të merrte kuorumin e nevojshëm prej 5 votash, që duheshin për të bërë ndryshimin e tabelës së rezultatit. Kështu mbeti në fuqi rezultati i 23 majit, ku kandidati i mazhorancës Basha u shpall fitues më 81 vota më shumë se kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Heshtja e PS
Gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore të PS-së, dy anëtarët e opozitës, që ishin të pranishëm në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, nuk u shprehën në asnjë moment në lidhje me këto kontestime. Me sa duket ata po presin që të shprehet sot për këto kontestime Kolegji Zgjedhor, për të parë më pas dhe vendimin që do marrë selia rozë mbi procedimin e mëvonshëm. Dy ishin prononcimet e bëra dje nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eno Bushi, ku fillimisht lexoi objektin e kontestimit për dy kërkesat ankimore. Dhe rasti tjetër ishte kur ai u shpreh kundër miratimit të kërkesës së PD-së, duke e cilësuar atë si “një fushatë publicitare për të shlyer sadopak vendimet e marra më parë në lidhje me ndryshimin e rezultatit në tavolinë”. Por sa i përket anëtarëve të PS-së, Dëshira Subashi dhe Artan Laze, ata në asnjë rast nuk dhanë asnjë opinion apo argument ligjor mbi vendimet që do merreshin në vijim nga vetë anëtarët e KQZ-së në lidhje me katër kërkesat ankimore, të cilat u rrëzuan pas shqyrtimit të tyre, si të pambështetura në ligj.