Nis mbulimi i fushës së plehrave, minimizohet ndotja në Fier
03/06/2011 Mbulimi me inerte dh dhera do të izoloje përhapjen e erës dhe mundësisë së epidemive
FIER- Nisur nga problematika që paraqet fusha e mbetjeve urbane Ndërmarrja e Pastrimit do të nisë mbulimin e saj. Sipas drejtuesit të Ndërmarrjes së Pastrimit në Fier, Vangjel Ndreko, fusha e mbetjeve urbane e ndodhur në një zonë të banuar dhe për rrezikun që paraqet në këtë stinë të nxehtë nga grumbullimi i sasive të plehrave në vite ka marrë përsipër mbulimin e gati 60% të sipërfaqes së saj. Mbulimi me inerte dhe dhera do të izoloje përhapjen e erës dhe mundësisë së epidemive. Fusha e mbetjeve urbane në Fier ekziston prej më shumë se 30 vitesh në këtë zone.
Mbetjet
Ajo ndodhet në një largësi jo më shumë se 4 km nga qendra e qytetit dhe sipas monitorimit të agjencive mjedisore kjo fushë paraqet probleme mjedisore për popullatën. Zhvendosja e saj prej këtej ka qenë shpesh herë në fushata pjesë e programeve të partive politike, por asnjëherë nuk është bërë e mundur realizimi i këtij premtimi. “Fusha e plehrave me një distancë 4 km nga qendra e qytetit të Fierit dhe ajo është ndotësja e madhe e ambientit për një komunitet prej 100 mijë banorësh”, –thotë drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit Vangel Ndreko. Ne e kemi prioritet të punës sonë si ndërmarrje, minimizimin e ndotjes nga fusha e plehrave. Konkretisht si detyrë kryesore kemi mbulimin e fushës. Mendojmë që gjatë kësaj periudhe të bëjmë mbulimin e fushës gati 60% e fushës së mbetjeve urbane me material inerte, gjë e cila influencon pozitivisht për të minimizuar ndotjen. Së dyti, në bashkëpunim dhe me një kompani që merret me studimin e mbetjeve të riciklueshme kemi krijuar një marrëdhënie të tillë që transportojmë brenda ditës të gjitha materialet e riciklueshme ku në këto mbetje futen mbetjet plastike, mbetjet karton, dhe mbetje të tjera që ndotin ambientin”.