E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vdes nga pickimi i gjarprit 5-vjeçari

Një 5-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është pickuar nga një gjarpër. Fëmija u pickua ndërsa kalonte në arë. Ai vdiq rrugës për në spitalin e Tiranës. Ngjarja ndodhi në fshatin Leminot. 5 vjeçari dhe vëllai i tij kanë qenë duke shkuar për tek rezervuari i fshatit Leminot për t'u larë, gjatë kohës që kane kaluar në një arë e ka kafshuar një gjarpër. Djali është transportuar menjeherë nga të afërmit për në Spitalin Civil në Korçë ku ka marrë ndihmën e parë. Duke parë gjendjen e rënduar mjekët kanë vendosur ta transportojnë për në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, por gjatë transportimit për në Tiranë, shtetasi V. B. ka vdekur. 5-vjeçarit iu konstaktuan kafshime në pjesën e kurrizit dhe këmbës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›