Vlore perplasje mes Ardian Kollozit dhe kreut te policise bashkiake
Incident gjate procesit te numrit te votave per Bashkine e Vlores. Rreth ores 0305 te se martes ka pasur nje shkeputje te energjise elektrike ne pallatin e sportit Flamurtari ku jane vendosur ekipet e numerimit te votave. Kreu i policise bashkiake Ardi Veliu ka nxituar te riktheje ndricimin duke vendosur drita emergjence prane kutive te votimit. Qysh ne oret e mbremjes ai kishte sjelle prane pallatit te sportit disa drita te tilla per te paraprire cdo situate. Pas rikthimit te energjise elektrike e cila ka zgjatur me shume se 20 minuta ne pallatin e sportit Flamurtari ka ardhur kandidati i Aleances per Qytetarin Ardian Kollozi i cili i ka kerkuar Veliut te largohej nga kutite pasi nuk lejohej qe te afroheshin persona qe nuk kane te bejne me numerimin e votave. Situata eshte tensionuar dhe pas kesaj grindja midis Kollozit dhe Veliut ka sjelle perplasjen e mbeshtetesve te te dyja paleve madje nje nga mbeshtetesit e kandidatit te PD-se ka sulmuar fizikisht edhe nje mbeshtetes te PS-se. Situata eshte menaxhuar nga forcat e Policise se Shtetit te cilat kane qetesuar me pas situaten. Perreth 40 minuta numerimi eshte nderprere ndersa gjithcka ka vijuar normalisht me pas.
Nderkohe per incidentin e ndodhur ne vendnumerimin e votave Nr. 61 qe ndodhet te pallati sportit Policia e Vlores ne nje komunikate ka sqaruar se Uniformat blu kane nderhyre me kerkese te KZAZ-se per shkak te rremujes qe filloi dhe zenkave dhe britmave nga disa persona te vecante.