KQZ shpall deputetët fitues për Qarkun e Beratit
Vendimi i miratuar sot nga KQZ përcakton ndarjen e 8 mandateve për Qarkun Berat: 4 për koalicionin "Bashkimi për Ndryshim", të kryesuar nga Partia Socialiste, 3 për koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", të drejtuar nga Partia Demokratike dhe 1 për koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim", të udhëhequr nga LSI.
Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PS-së për qarkun Berat: Erion Braçen, Fidel Yllin, Ermonela Velaj dhe Marko Bellon. Ndërsa kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PD-së për këtë qark janë: Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi.
Kandidati fitues i koalicionit "Aleanca Socialiste për Integrim", u shpall Nasip Naço. Vendimi i KQZ-së, erdhi një ditë pas mbylljes së shqyrtimit të ankimimeve për qarkun e Beratit nga ana e Kolegjit Zgjedhor.
Berati është qarku i tetë nga 12 të tillë, ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës. Me 8 deputetët e rinj të mandatuar sot nga KQZ shkon në 68 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni Zgjedhor, nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar.