KQZ shpall rezultatet përfundimtare, PDK-ja e Thacit kryeson
PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shopallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë. PDK-ja ka fituar në pesë komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja në katër komuna, SLS-ja në tri. Në balotazh shkojnë në 21 komuna dhe jo 20, siç ishte parashikuar. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka bërë të ditur se certifikimi i këtyre rezultateve pritet të bëhet javën e ardhshme, kur edhe pritet të shpallen rezultatet për asambletë komunale.
Ndryshe nga rezultatet preliminare, ku Lidhja Demokratike e Kosovës fitonte Podujevën që në raundin e parë, rezultatet përfundimtare e çojnë këtë komunë në balotazh, ku do të garojnë kandidati i LDK-së kundrejt atij të Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK-ja, sipas rezultateve përfundimtare, ka fituar në pesë komuna: Ferizaj, Skënderaj, Gllogovc, Shtime, Zubin-Potok dhe është në balotazh në 17 komuna. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar Prishtinën dhe Fushë-Kosovën dhe është në balotazh në 12 komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar Deçanin, Gjakovën, Zveçanin dhe Leposaviqin dhe është në balotazh në 7 komuna. Partia Liberale Serbe, Graçanicën dhe Kllokotin, ndërsa garon në raundin e dytë në Shtërpcë. Kandidati i Partisë Demokratike Turke do ta udhëheqë Mamushën. Ndërsa, ai i Iniciativës Qytetarë për Ranillugën, do të qeverisë komunën e re të Ranillugut.
Partia Demokratike e Kosovës shkon në balotazh me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Prizren, Gjilan, Malishevë, Dragash, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Kamenicë. Lidhja Demokratike e Kosovës shkon në balotazh me AAK-në në Istog, dhe Junik. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë shkojnë në balotazh në Viti.
Mes PDK-së e AAK–së gara për kryetarë komune do të zhvillohet në Klinë, Kaçanik, Vushtrri dhe Suharekë. LDK-ja do të jetë në garë me Partinë Nacional-Demokrate Serbe për të fituar Novobërdën. Ndërsa, në komunën tjetër të përzier etnikisht, Shtërpcë, garon në raundin e dytë Partia Liberale Serbe kundër PDK-së. PDK-ja do të garojë kundër kandidatit të pavarur Rufki Suma në Han të Elezit.
Ndryshe, në zgjedhjet e 15 nëntorit, sipas KQZ-së kanë marrë pjesë 44. 67 për qind e votuesve. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se anulimi i rezultateve në disa vendvotime nga ana e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nuk ka pasur ndikim në rezultatin përfundimtar.
(m.a/rel/BalkanWeb)