E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sulmohet me acid një vajzë

TIRANE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qendër të Tiranës. Një 21 vjecare është sulmuar me acid nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë”, mëngjesin e sotëm.

Duket se sulmi ndaj vajzës është bërë për motive të dobëta. Mësohet se 21 vjecarja Erka. V. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia konfirmon lajmin që ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bën të ditur që është identifikuar edhe autori i ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›