Obama uron Topin për festën e Kurban Bajramit
TIRANË- Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në një mesazh urimi dërguar sot Presidentit të Republikës, Bamir Topi, shpreh urimet më të mira për popullin shqiptar për festën e Kurban Bajramit.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se në këtë mesazh Presidenti Obama thekson se "i udhëhequr nga fryma e këtij festimi të bekuar, shpresoj që do të mundemi të punojmë së bashku për të arritur lirinë dhe paqen anembanë botës".
"Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm", thekson Presidenti i SHBA-ve në mesazhin e urimit drejtuar Kreut të shtetit shqiptar.
(m.a/BalkanWeb)