E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, miratohet pr/buxhetin për vitin 2010

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar nen për nen projektbuxhetin për vitin 2010. Projektbuxheti ka marrë 75 vota pro, ndërsa totali i të ardhurave në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet në nivelin e 360.9 miliardë lekëve me një rritje prej 10.6 % kundrejt buxhetit të rishikuar të vitit 2009.
Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit të shtetit për vitin 2010 parashikohen rreth 410.72 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 2.4%, krahasuar me buxhetin suplementar të vitit 2009, ose në shumë absolute rreth 9.8 miliardë lekë më shumë.

Rritja e pagave për të gjitha kategoritë do të jetë në intervalet nga 4-10%. Gjithashtu do të ketë një rritje të pensioneve nga 7-15%.
Rritja e pagave dhe pensioneve synon të mbështesë fuqinë blerëse dhe fuqinë konsumatore.

P/buxheti i shtetit krahas mbështetjes për sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës, synon ruajten e statibilitetit makroekonomik, mbajtjen e normës sё inflacionit rreth nivelit 3 pёr qind, mbajtjen e defiçitit nё norma tё ulëta dhe uljen e borxhit publik dhe zbutjen e defiçitit tё llogarisё korrente.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›