E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijtë me Greqinë, Pollo: Pakti në të mirë të dy vendeve

TIRANE- Ministri i Shtetit Genc Pollo ka deklaruar në rubrikën Opinion në televizionin News24 se marrëveshja e kufirit të ujrave me Greqinë do të kalojë për miratim në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, pavarësisht mungesës së votave nga opozita.
“Kam dëgjuar ekspertët e të dyja ministrive dhe pasi kam dëgjuar ato nuk më duket se ka vend për këtë dyshimin të madh që hedh Gazeta Shqiptare në një mënyrë të ekzagjeruar.
Kjo është një marrëveshje që sipas procedurave vjen për miratim në Kuvend dhe do të ishte në nderin e opozitës që të kalonte edhe ligje të tjera jo vetëm këtë marrëveshje. Pra cdo ligj që duhet të kalohet do kalohet ashtu sic e kërkon rregullorja e Kuvendit me 71 vota, me 84 vota apo me 94 vota.” theksoi Pollo.

Ndërkaq sipas ministrit të Shtetit, kreu socialist Edi Rama po tregohet aventurier i papërgjegjshëm duke e cuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mënyrë, sipas Pollos rama po politizon një cëshjte të nevojshme për të dyja palët.

“Edi Rama me deputetët e vet, që e ka cuar këtë cështje në Gjykatën Kushtetuese, edhe në politikën e jashtme po demostrohet aventurier i papërgjegjshëm. Pakti është një përpjekje për të përcaktuar kufijtë midis fqinjëve dhe po ti shkosh fjalës së urtë angleze që janë gardhet e mirë që bëjnë fqinjët e mirë , na duhet një deliniim i vijës kufitare sic e kemi vijën tokësore, na duhet një marrëveshje bileterale në mënyrë që sot neser e pasneser mos kemi asnjë arsye për incidente por të kemi rregulla të qarta për bashkëpunim” u shpreh Pollo në News24.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›