Rezultati i zgjedhjeve, PS: KQZ vulosi një proces të deformuar

Pas shpalljes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka reaguar Partia Socialiste e cila ka vlerësuar se KQZ vulosi sot një proces totalisht të deformuar dhe pa standarde.
Përfaqësuesit ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj, deklaroi se "Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vuri vulën një procesi totalisht të deformuar, proces i cili u karakterizua nga standarde të një demokracie të munguar". Duke sulmuar KQZ-në ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bë repart sulmi ndaj të drejtës legjitime e kushtetuese të barazisë së votës. Sipas Gjonçjat, KQZ certifikoi një proces i cili do të konsiderohet sot dhe nesër i manipuluar dhe që për rrjedhojë, paracënon që në fillim legjitimitetin e cilitdo institucioni që do të pasqyrojë këtë rezultat dhe moralin e cilitdo institucioni, duke nisur që nga qeveria e nesërme.
Partia Socialiste përsëriti me forcë se ajo nuk do të njohë asnjë rezultat të deformuar zgjedhor, sepse ajo nuk mund të pranojë deformimin e nesërm të të gjithë institucioneve derivuese nga vota e shqiptarëve.