KQZ, shpall sot rezultatin përfundimtar të 8 majit
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shpallë sot rezultatin përfundimatar të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën me 8 maj në vend.
KQZ pritet që të mbidhet sot rreth orës 12:00 ku sipas relacionit që shoqëron pr/vendimin "Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 8 majit", pas përfundimit të procesit të votimit dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për çdo njësi zgjedhore nga KZAZ-të përkatëse, vendimet e disa KZAZ-ve për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve u ankimuan në KQZ.
Në përfundim të shqyrtimeve administrative në KQZ, disa prej vendimeve të Komisionit u ankimuan në Kolegjin Zgjedhor.
Pas marrjes së gjithë të dhënave zyrtare nga KZAZ-të dhe vendimet përfundimtare gjyqësore, Komisioni Qendror Zgjedhor disponon rezultatin e zgjedhjeve për kandidatët për kryetar dhe për këshillat për çdo zonë zgjedhore Bashki, Komunë, Njësi Bashkiake.
(e.m/atsh/BalkanWeb)