Thaci Beogradi po nxit dhune ne veriun e Kosoves
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se qeveria e tij dhe misionet nderkombetare kane hartuar nje udherrefyes per rivendosjen e rendit ne veri ndersa akuzoi Beogradin se po nxite reagime te dhunshme ndaj planeve per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise. Nje dite me pare presidenti serb Boris Tadic paralajmeroi se planet e tilla te Kosoves mund te nxisin serish konfliktin ne rajon.
Kryeministri Thaci tha sot ne nje konference me gazetare se ne veri do te zbatohet nje strategji e qarte per permiresimin e jetes se qytetareve dhe vendosjen e sundimit te ligjit. Ai tha se me 16 shtator do te filloje zbatimi i vendimit per rifillimin e funksionimit te plote kufitar dhe doganor ne te dyja vendkalimet kufitare ne veri.
Funksionalizimi i tyre do te behet duke iu nenshtruar disa rregullave strikte. KFOR-i do te operoje ne pajtueshmeri me mandatin e tij. Autoritetet e Kosoves do te kene autoritetin komandues ekzekutiv. Policia e Kosoves doganat dhe EULEX-i do ta kene ne dispozicion personelin dhe resurset per kryerjen e kontrolleve theksoi ai duke shpjeguar se vendkalimi ne Jarine do te jete e mbyllur per levizjen e mallrave deri ne rindertimin e postes se djegur kufitare.
Nje pjese e rrugeve ne veriun e Kosoves jane bllokuar serish mbreme nga banoret serbe ne shenje kundershtimi ndaj planeve te Prishtines. Bllokada jane vendosur edhe ne pjesen veriore te qytetit te Mitrovices. Kryeministri Thaci tha se veprimet e tilla jane te nxitura nga Beogradi.
Fatkeqesisht Serbia ne menyre krejtesisht te papergjegjshme eshte duke pergatitur strukturat e saja ilegale dhe kriminale qe te shkaktojne dhune dhe te pengojne autoritetet legjitime ne zbatimin e kontrollit kufitar dhe sherbimeve doganore. Jam i sigurt dhe i bindur se keto perpjekje do te jene te kota ashtu sic kane qene te kota qellimet e Serbise per ndarjen e pjeses veriore te Kosoves tha kryeministri Thaci.
Bllokimi i rrugeve ndodhi vetem pak kohe pasi qe autoritetet e Beogradit paralajmeruan mundesine e shperthimit te dhunes nese Prishtina synon te permbushe planet e saj. Presidenti i Serbise Boris Tadic tha dje gjate nje konference per shtyp ne Beograd se eshte njoftuar ne rruge diplomatike per planin e Prishtines dhe Beogradi do te shfrytezoje diplomacine per te kundershtuar zbatimin e tij.
Nen asnje trysni Serbia nuk do te pranoje nje gje te tille sepse zgjidhja per kete ceshtje duhet te kerkohet nepermjet bisedimeve. Nje zgjidhje qe nenkupton vendosjen e doganiereve shqiptare dhe policise kufitare shqiptare nuk po e them te Kosoves sepse Serbia nuk e njeh pavaresine e saj nuk eshte zgjidhje afatgjate e as e qendrueshme qe siguron nje proces te paqes ne ate hapesire ka deklaruar presidenti serb Boris Tadic. Sipas tij pergjegjesia per pasojat e veprimeve te njeanshme do te bie mbi ata qe e planifikojne dhe e mbeshtesin nje veprim te tille te Prishtines.
Une i degjoj deklarimet deshperuese dhe frustuese te Beogradit por Beogradi eshte krejt i pa ndikim ne kete proces. Kosova eshte vend sovran tha nderkaq kryeministri Thaci.
Dhuna mbertheu veriun e Kosoves ne fund te muajit korrik kur qeveria e Kosoves dergoi njesite e posacme te policise per te vene nen kontroll vendkalimet kufitare veriore me Serbine. Nje pjesetar i policise u vra ndersa grupe serbesh dogjen njerin nga vendkalimet kufitare. Dhuna beri qe forcat paqeruajtese te NATO-s te marrin nen kontroll vendkalimet kufitare te cilat I shpallen zona te kufizuara ushtarake. Paqeruajtesit siguruan nje marreveshje te perkohshme qe skadon me 15 shtator ndonese ishte lene e haur mundesia e vazhdimit te gjendjes aktuale ne veri varesisht nga zhvillimet ne terren.
Me 2 shtator Kosova dhe Serbia arriten marreveshje lidhur me perdorimin e e vulave doganore dhe sipas qeverise se Kosoves tash po behen pergatitjet per ri funksionalizimin e vendkalimeve kufitare por Beogradi thekson se njohja e vulave nuk nenkupton edhe vendosjen e doganiereve te Kosoves ne veri.