E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpërndan mandatet për këshillat bashkiakë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë, pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit.
Në mbështetje të kodit zgjedhor (neni 166), KQZ përllogariti të premten ne mbremje shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kukës, i cili përbëhet nga 25 anëtarë.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, koalicioni "Aleanca për Qytetarin" në këtë bashki ka marrë 15 këshilltarë, koalicioni "Aleanca për të Ardhmen", 8 këshilltarë, ndërsa dy të tjerë kanë fituar si të pavarur, pasi kanë marrë numrin e nevojshëm të votave.
Nga koalicioni i djathtë, PD ka marrë katër këshilltarë, PR dhe PLL nga dy këshilltarë secila dhe nga një do të kenë shtatë partitë e tjera.
Ndërsa për koalicionin e majtë, PS do të përfaqësohet në këshillin bashkiak të Kukësit me 2 këshilltarë, ndërsa gjashtë parti të tjera do të kenë secila nga një anëtar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›