E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton sot ankimimet për Qarkun e Shkodrës

Socialistët kundërshtojnë vendimet e komisioneve të zonave të administrimit të zgjedhor nr 40. 41, 42, 43 dhe 44, duke kërkuar gjithashtu dhe ndryshim të vendimit të KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për këtë qark, duke ankimuar në këtë mënyrë të gjithë rezultatin e këtij qarku.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike kundërshton vendimin e ndërmjetëm të vetëm një KZAZ nga 5 që ka gjithsej qarku i Shkodrës si dhe kërkon ndryshimin e vendimit të KQZ-së për rezultatin përmbledhës. Nga zgjedhjet e 28 qershorit, në këtë qark do të dalin 11 mandate, 7 prej të cilëve janë fituar nga koalicioni i djathtë ndërsa tre nga Partia Socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›