Studimet në Itali, 3-9 gusht takim në ambasadë
Pasi të kenë mbërritur në Itali, studentët mund të paraqesin dokumentet e legalizuara pranë zyrave kompetente të universiteteve italiane në të cilat janë regjistruar, për të mundësuar përfitimin e shërbimeve për të drejtat e studimit.
TIRANE-Ambasada italiane në Tiranë i rikujton studentëve shqiptarë që janë regjistruar apo janë në fazën e regjistrimit në universitetet italiane, se studentët e huaj që nuk i përkasin vendeve të Bashkimit Europian mund të përfitojnë, sikurse dhe studentët italianë, nga shërbimet për të drejtat e studimit (si bursa studimi, përjashtimi i plotë apo i pjesshëm nga taksat dhe tarifat universitare, etj). Studentët që janë regjistruar apo janë në fazën e regjistrimit pranë universiteteve italiane, të cilët banojnë në qytetet në përkatësi territoriale të ambasadës italiane në Tiranë dhe kërkojnë të legalizojnë dokumentet e nevojshme për përftimin e bursës së studimit apo përjashtimin nga taksat dhe tarifat universitare, mund të caktojnë një takim pranë Zyrës së Legalizimeve të kësaj ambasade duke telefonuar në numrin 0900 404 3000, nëse telefonojnë nga një numër fiks dhe në numrin 0900 404 4000, nëse telefonojnë nga telefon fiks apo celular. Të interesuarit do të priten, me përparësi, prej ditës së hënë, datë 3 gusht 2009 deri ditën e premte, datë 14 gusht 2009. Ambasada Italiane rikujton se të gjitha dokumentet e legalizuara për arsye studimi janë falas. Ambasada rikujton gjithashtu se të gjithë studentët tashmë të regjistruar, krahas dokumenteve për legalizim, janë të detyruar të paraqesin domosdoshmërisht dhe vërtetimin e regjistrimit në universitet për vitin shkollor 2009 - 2010. Të gjitha njoftimet si dhe afatet përkatëse janë të botuara në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit (www.miur.it në nënndarjen "studenti e diritto allo studio") si dhe në faqet e internetit të çdo universiteti.
(s.g/BalkanWeb)