E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë/ Aksident, plagosen tre policë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Qafi Mali-Fierzë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre policë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pasi makina e grupit të gatshëm të policisë është përplasur me një makinë me targa të Kosovës. Policët e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur mënjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›