E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Topografi", arrestohet poseduesi i hashashit

Në kuadër të operacionit të koduar "Topografi", i cili ka si qëllim zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre veprave penale, nga forcat e policisë së Durrësit është bërë arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit Dashamir Cungu.
Sipas të dhënave të policisë nga veprimet e hetimore rezulton se Cungu është poseduesi i sasisë së hashashit të gjetur dhe sekuestruar në fshatin Verjon, të komunës Nikel në Krujë. Ndërkohë, policia bën të ditur se po vazhdon puna për identifikimin e autorëve të tjerë si dhe asgjësimin e sasisë tjetër, pasi në këtë zonë janë të mbjella parcela të tjera toke me kannabis sativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›