KQZ shqyrton sot ankimimin e PDI-së për Beratin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon sot mbledhjen e radhës ku pritet që të shqyrtojë ankimimin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim për qarkun e Beratit. Më këtë ankimim PDI shpreson që të rikuperojë mandatin e humbur në këtë qark. Mbledhja e KQZ-së pritet të nisë rreth orës 10:00.