E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shtyn miratimin e buxhetit për zgjedhjet vendore

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të premten diskutimin për buxhetin që do të përdorë ky institucion për përballimin e zgjedhjeve vendore të caktuara për datën 8 maj.

Sot anëtarët e KQZ-së diskutuan për buxhetin për shpenzime të tjera që ky institucion parashikon për 2011. Një total prej 102 milionë lekësh, KQZ do të shpenzojë për këtë vit për administratën si dhe do të bëjë investime edhe brenda institucionin të saj. Pjesë e buxhetit të këtij viti do të jenë dhe shpenzimet për zgjedhjet vendore.

Sipas relacionit të KQZ-së, pjesë e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2011 do të jenë edhe detyrimet e pashlyera në fund të vitit 2010.

"Fondi i investimeve në shumën totale prej 3 milionë lekësh është menduar të përdoret për rikonstruksionin e rrjetit elektrik dhe atij kompjuterik të KQZ-së",thuhet në realcionin e KQZ-së.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›