E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, autopsia: Rajmonda Zefi është mbytur

LUCCA- Rajmonda Zefi ka gjetur vdekjen nga asfiksia,pasi është shtrënguar në fyt.

Këto janë rezultatet e para që mjekët ligjorë kanë nxjerrë nga autopsia që i është bërë gruas shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti italian më 31 dhjetor.

Autopsia ka zgjatur 6 orë dhe mjekët ligjorë kanë konstatuar plagë në fyt të shkaktuara nga manovra shtrëngimi si dhe plagë të tjera në kokë, ndoshta të shkaktuara nga rrëzimi.

Nëna e dy fëmijëve u zhduk më 31 dhjetor nga banesa e saj në Stiava të qytetit Luka në Itali, dhe trupi i saj u gjet më 8 janar i hedhur në një pyll 30 km larg banesës. Policia ka arrestuar bashkëshortin e saj Francesko Quinci nën akuzën e vrasjes me dashje. Vetë 36 vjecari i ka treguar policisë se ku kishte fshehur trupin e nënës së dy fëmijëve të tij.

Sipas Quincit Rajmonda ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga shkallët. Mjekët ligjorë kanë konstatuar edhe plagë në kokë. Duhen ekzaminime të reja për të përcaktuar nëse këto plagë janë shkaktuar nga rrëzimi i shkallëve në banesë, apo gjatë momentin kur Quinci ka hedhur trupin në pyll.
Sipas Quincit Rajmonda ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga shkallët. Mjekët ligjorë kanë konstatuar edhe plagë në kokë. Duhen ekzaminime të reja për të përcaktuar nëse guraja është vrarë para se të hidhet nga shkallët, sic pretendon akuza. Për tu sqaruar është dhe fakti nëse plagët e shkaktuara në kokë, ( të gjitha apo një pjesë e tyre) janë rezultat i hedhjes së kufomës në pyll nga një lartësi prej 20 metrash.

VELLEZERIT: S'E PRISNIM, RAJMONDA S'PUNONTE NE SPEKTAKEL
Ndërsa kryhej autopsia, jashtë spitalit në Versilia prisnin dy vëllezërit e Rajmondës.
Klejd Zefi, vëllai i madh i Rajmondës thotë se ishte një ngjarje "tronditëse dhe jo e pritshme”. Ai tregoi se motra e tij ishte një grua që ndihmonte të moshuarit. Më vonë, dje në morg kishte mbërritur dhe vëllai i vogël, Kreshnik dhe disa të afërm të tjerë të 30 vjecares, të cilët mohonin që “ gruaja frekuentonte botën e spektaklit, vetëm nëse- kanë shtuar- donte të niste një punë të tillë por nuk ka pasur kohë pasi vdiq”. Në Viarexho, laboratori ku punonin prindërit e Francesco Quincit ka qenë i mbyllur gjatë gjithë ditës së djeshme.
(Suela Gera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›