KQZ shtyn pa afat mbledhjen pas takimit me misionin e ODIHR

Mbledhja e KQZ-se eshte shtyre perseri. Tanime eshte vendosur qe mbledhja te shtyhet pa afat deri ne nje njoftim te dyte. Mbledhja e parashikuar te fillonte ne oren 1000 u shty per ne 1200 por pikerisht ne mesdite u njoftua per nje tjeter shtyrje 30-minuteshe ndersa vijonte takimi i shefit te misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR-it me kreun Ristani. Pas perfundimit te ketij takimi administrata e KQZ njoftoi per nje tjeter shtyrje por kesaj here pa afat te percaktuar.
Nderkohe eshte mbyllur dhe pjesa e pare e protestes para KQZ-se. Mbeshtetesit e opozites pritet te rimblidhen perseri para ambienteve te jashtme te KQZ-se pas nje pushimi.
Milo Ndaloni masakren qe po u behet zgjedhjeve
Gjate protestes paqesore para KQZ kreu i PDS Paskal Milo i kerkoi Kolegjit Zgjedhor te ndaloje masakren qe po u behet zgjedhjeve.
Per situaten ne te cilen gjendet vendi pas zgjedhjeve te 8 majit Milo u shpreh se shpresat jane dy kolegji zgjedhor i cili duhet ti thote ndal manipulimit dhe nderkombetaret qe duhet te nderhyjne sot ne menyre qe te ndalin keto akte te diktatures.
Ermelinda Meksi Vjedhja e votes se lire ka ndalur progresin e vendit
1100 - Protestes paqesore ne sheshin para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i jane bashkuar edhe deputete te Partise Socialiste te cilet kane kerkuar shpalljen e drejte te rezultatit per Tiranen. Ne fjalen e saj deputetja Ermelinda Meksi tha se misioni i opozites eshte shume me i madh nga sa duket. Misioni per voten e lire eshte progres per vendin por vjedhja e votes se lire e ka ndalur progresin ne vend tha Meksi.
Shtyhet mbledhja e KQZ-se
Mbledhja e KQZ-se e cila ishte parashikuar per ne oren 1000 eshte shtyre per ne mesdite. Procesi i numerimit te votave te kontestuara ka mbaruar mbreme rreth ores 2240 dhe sot pritet qe KQZ te shpalle rezultatin zyrtar per Tiranen.
Ndersa jashte ambienteve te KQZ ka filluar grumbullimi i protestuesve te cilet kundershtojne menyren se si ka vepruar ky komision dhe kreu Ristani per rillogaritjen e votave per Bashkine e Tiranes.