E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesi për Tiranën,KQZ shtyn sërish mbledhjen

UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyre serish mbledhjen per  miratimin e tabeles permbledhese per njesine bashkiake numer 5, per te vijuar me tej me shpalljen e kandidatit fitues per bashkine e Tiranes.

Pas shtyrjes me dy ore qe njoftonte nisjen e mbledhjes parashikuar per ne 10.00, ne oren 12.00, nje tjeter shtyrje eshte njoftuar ne mesdite. Kete radhe nuk ka ende njoftim per orarin e nisjes se mbledhjes.

Pas mbylljes se numerimit ne 122 kutive ne Tirane, kandidati demokrat Lulzim Basha ka rezultuar me 80 vota me shume se rivali socialist Edi Rama.

Nga hapja e kutive me fletet e kontestuara hedhur ne kutine e gabuar, Basha ka marre 172 vota, Rama 82 vota dhe 3 vota Hysni Milloshi.

Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka bere me dije se sot me te filluar mbledhje do te miratohet ne parim vendimi qe eshte gati dhe me pas do te kalohet ne miratimin e tabeles se njesise bashkiake numer 5. Gjate pasdites pritet te vijohet me tabelen e rezultateve per gjithe Tiranen.

Mbledhja e se dieles

Kryetari Ristani shpjegoi edhe njëherë se KQZ gjatë kësaj kohe ka marrë kompetencat e KZAZ-së, me qëllim për të vazhduar numërimin aty ku nuk ka përfunduar numërimi dhe për të ndryshuar tabelat e rezultatit. Ai tha se KQZ ka qenë korrekt edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndërkohë nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi një përgjigjë nga kryetari Ristani për kërkesën e depozituar nga ajo për shqyrtimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ-së 49, ndërsa mori si përgjigje nga Ristani se sapo të mbaroje numërimi do të mbyllet dhe tabela.

Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj hodhi  poshtë disa pretendime të kreut të KQZ-së, Ristani se kjo procedurë numërimi është ndjekur dhe në proceset zgjedhore te kaluara.

Gjonçaj tha se KQZ snjëherë nuk e ka bërë këtë, në këtë fazë procesi.

Basha mban avantazhin

Nga numerimi i fleteve te kontestuara, nga 114 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 170 vota kundrejt 79 për Edi Ramën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›