E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëdorëzohet në polici djali i deputetes Xhuvani

TIRANE- Konstandin Xhuvani, djali i deputetes se PS-se, Luiza Xhuvani, ne kerkim per vrasje eshte vetedorezuar sot ne polici. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Tiranës, e cila ka bere me dije se 22-vjeçari ishte dorëzuar paraditen e sotme në polici bashkë me armën e krimit.

Ai ka qene prej gati tre muajsh ne kerkim si i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Alfred Musabelliut në muajin shkurt të këtij viti.

Ngjarja ka ndodhur në 12 shkurt në rrugën e Ali Visha në Tiranë ku Konstandin Xhuvani së bashku me Albi Zelën 23 vjeç dhe Donald Ymeri 22 vjeç dyshohen se kanë vrarë 26-vjeçarin Afred Musabelliun.

Pas ngjarjes, ai u largua ne drejtim te paditur, duke iu fshehur policise, nderkohe qe gjykata ka lënë në burg Albi Zelën dhe ne arrest shtepie Ermal Gjiçin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›