E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radu Rinumerimi i votave per Tiranen eshte 99 i manipuluar

Ndarja e thuajse 250 000 votave per kryetar te Bashkise ne Tirane mund te themi qe statistikisht ka qene 50 me 50 per secilin kandidat. Mirepo pas perfundimit te numerimit te rregullt gjithcka u pasua nga intriga akuza padi debate ligjore dhe perbaltje - nderkohe qe askush nuk ka vijuar te merret me statistiken. Fatkeqesisht
statisticienet jane thirrur ne loje vetem para zgjedhjeve per te parashikuar rezultatet
e nuk i merr kush parasysh kur vjen puna per te interpretuar situaten e krijuar qe po
precipiton ne konflikt.

Ne 253 vota te numeruara gjate procesit te rinumerimit qe ka nisur KQZ 68 173 vota i perkasin njerit kandidat Bashes e 32 82 vota i perkasin kandidatit tjeter. Si ka mundesi qe ky kampion qe pretendohet se eshte zgjedhur ne menyre te rendomte
te kete votuar kaq ndryshe nga teresia e votuesve te Tiranes Shanset qe ky fenomen
te ndodhe natyrshem pra pa qene i manipuluar jane vetem 1 dhe kete mund ta
konfirmoje cdo njohes i statistikes.

Nese sic na meson rezultati i pergjithshem probabiliteti qe nje vote e panumeruar ende te rezultoje pro kandidatit Basha eshte 50 pra 0.5 dhe po aq eshte probabiliteti qe
kjo vote te jete per kandidatin tjeter. Por probabiliteti qe ne 255 prova 173 te rezultojne
te suksesshme per nje kandidat eshte me i vogel se 1 . Si ka mundesi qe ne kete kampion prej 255 votash rezultatet jane kaq te ndryshme nga e pergjithshmja

Kjo do te mund te realizohej ndoshta vetem nese vertetohet qe gjithe te hutuarit e Shqiperise si kategori mbeshtesin Bashen. Mirepo nuk ka asnje mundesi qe kjo te jete e vertete. Nje mundesi tjeter per te justifikuar kete diference kaq te dukshme nga tendenca e nga moda do te qe nese do te dinim qe kutite e numeruar kane ardhur nga qendra votimi ku trendi ka qene i ngjashem me kete te votave qe po numerohen tani.

Por vetem 2 nga 11 njesite kane patur rezultate ku njeri prej kandidateve ka marre me shume se 55 te votes. Mirepo fletet e kontestuara vijne prej te gjitha njesive e duhet te pasqyronin shperndarjen. Numrat nuk genjejne statistika nuk eshte opinion. Politikanet opinionistet perfaqesuesit e huaj gazetaret - te gjithe keta mund te jene konfuze qendrimet e tyre mund te jene te interpretueshme mirepo numrat mbeten numra.

Si ka mundesi qe nje trend i percaktuar nga 250.000 njerez nuk u ndiqkerka nga nje kampion i vogel i perzgjedhur rastesisht midis ketyre njerezve Nese mundesite qe kjo te ndodhe vetvetiu pra pa manipulim jane me te vogla se 1 atehere mund te themi se mundesite qe ne ngjarje te kete manipulim dhe nderhyrje jane mbi 99. Serish eshte statistika qe flet jo opinioni.

Per te mbeshtetur nje qendrim te tille mjafton te perdoren formulat per te gjetur PX < 173 ku X eshte numri i sukseseve e ku e kemi te dhene faktin qe PX = 1 eshte 0.5 apo 50. Te ciles natyre kane qene manipulimet kete nuk e dime e nuk eshte ne interesin tone. Statistika ka per detyre te demonstroje se cilat jane shanset e nje ngjarje. Dhe nese flasim per thyerjen e ligjit dhe manipulimin e zgjedhjeve ngjarja ka 99 te shanseve te kete ndodhur.

Nuk ka asnje arsye tjeter pasi dy bashkesite e stermedha te mbeshtetesve te seciles pale nuk dalluan nga njera tjetra as ne sjellje as ne perqendrim as ne pjesemarrje gjate votimit. shte e pabaze te pretendosh se votuesit e PD jane te paedukuar e per pasoje nuk e gjeten kutine e votimit apo qe e kane per here te pare votimin e nuk dine si behet sepse te dyja keto bashkesi te paedukuarit e te pamesuarit jane shume me te medha se 255 njerez dhe gjithsesi jane te ndara mes paleve ne te njejtin raport me rezultatin e pergjithshem.

Pikepyetjet nuk mbetet ti shtrojne analistet shifrat nuk lejojne perthyerje ato duhen respektuar. Nje situate qe ne 99 te shanseve eshte e manipuluar duhet hetuar e
duhet pare me shume dyshim. Natyrisht qe nuk mund ti lejohet kesaj situate qe te vendose se cili do te qeverise Tiranen do te ishte e panatyrshme dhe do te shkonte kunder misionit per ti dhene besueshmeri votes e per ti dhene institucionalizim demokracise.

Bazuar ne nje perllogaritje te ngjashme me nje kampion me te vogel votash te matematikanit Mark Kosmo Boston Masachusets

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›