E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ u godit, por bëri transparencë

11-08-2013 / Gazeta 55

Flet ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume
 
Edhe pse u vu përballë vështirësive të mëdha, në përfundim të procesit Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve solli një produkt pozitiv, transparencën e votës së 23 Qershorit. I këtij mendimi është ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume teksa i referohet hapjes së kutive në qarkun e Lezhës dhe evidentimit të manipulimeve në 10 qendra votimi. “Këto zgjedhje do të kujtohen për atë që ndodhi në KQZ , e cila ishte institucioni më i goditur në këtë proces zgjedhor dhe u vendos në kushte shumë të vështira pune. Nuk është e paktë ajo që realizuan katër anëtarë të KQZ. Produkte te vlerësuara qe beri KQZ ishte transparenca me e madhe qe ju be procesit zgjedhor.” Jo normale I konsideron mungesat e tre anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj dhe thotë se nuk duhen pritur zgjedhjet e radhës për të plotësuar me 7 anëtarë këtë institucion. “Të mos pritet një tjetër proces zgjedhor. Me fillimin e parlamentit të plotësohen vakancat e KQZ sipas rregullit të parashikuar në kod”- thotë Kume. Idenë e një rikompozimi e sheh të pamundur, veçse në kushtet e një kompromisi mes palëve për të amenduar kodin elektoral, ose shkeljeve të rënda të anëtarëve aktualë që çojnë në shkarkim nga detyra. “Riformatimi është i mundshëm të bëhet vetëm në dy mënyra. Të gjejë maxhoranca e re e ardhshme fakte dhe arsye për të provuar që anëtarët e KQZ janë në kushtet e ndërprerjes së mandatit. Dhe maxhoranca aktuale të bëjë amendime në kod që të hapë rrugë ligjore ndërprerjes së mandatit.” Kume thotë se e rëndësishme është që vullneti I zgjedhësve të mos deformohet më dhe Shqipëria të përmirësojë më tej standardin e Zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›