KQZ vazhdon numerimin e kutive. Opozita thirrje per qendrese
Shtohen kutitë e votimit për t'u hapur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Votat e kontestuara që ndodhen në 30 kuti të tjera, do të numërohen në KQZ, ndërsa mbushen 2 javë nga zgjedhjet lokale dhe Tirana është pa rezultat për fituesin e bashkisë.
Gjatë paraditës Institucioni i Administrimit të Zgjedhjeve shyrtoi akimimet e partive e politike. Ndërkohë edhe këtë të diel, mbështetësit e opozitës kanë protestuar jashtë godinës së KQZ-së. Tubimi është zhvilluar pa incidente dhe nën vëzhgimin e forcave të shumta policore.
Deputetë socialistë bënë thirrje herë pas here për qëndresë. Ata folën për fitore që nuk mund të shmanget. Deputetja Mimi Kodheli tha se “jemi sot në vitin 2011 duke luftuar ende për të drejtat tona dhe se do vazhdojmë këtë luftë deri kur Shqipëria të jetë europiane e vërtetë”.
Ndërsa Arta Dade akuzoi kryeministrin Berisha për politikë antishqiptare dhe antieuropiane. Pasi protestuan për rreth 2 orë para ndërtesës së KQZ-së, protestuesit u shpërndanë për t’u rikthyer aty në orët e pasdites.