E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vazhdon numerimin e kutive te Shkodres

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdoje të rinumërojë kutitë e Shkodrës, pasi Kolegji Zgjedhor ka shtyrë për nesër marrjen e vendimit. Ekspertët e caktuar për të verifikuar pamjet filmike që u kërkuan si prova të manipulimit, kanë dorëzuar në Kolegj sot rezultatet e punës së tyre. LSI kërkonte rinumërimin e 15 kutive të votimit në këtë qark, duke pretenduar se gjatë ketij procesi ka pasur pasaktësi dhe rezultati nuk është ai që ka dalë. LSI ankohet se KQZ-ja nuk mori parasysh pretendimet e saj për shtimin e 155 votave në 15 qendra votimi në favor të PD-së. Sipas tij, kjo shumë votash ndikon në ndarjen e mandateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›