E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjia/Jorida Tabaku: Komisionerët socialistë braktisin numërimin kur mësojnë avancimin e Bashës

10-05-2011 / Gazeta 55

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, është gati 505 vota para në qendrën e numërimit pranë Shkollës së Kuqe, te njësia bashkiake nr.8 në kryeqytet.
Një fakt të tillë e ka pohuar kandidatja për këshillin bashkiak, Jorida Tabaku.
Ajo po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave në Tiranë dhe paraqet me të drejtë shqetësimin se po tregohet një indiferencë dhe neglizhencë nga ana e komisionerëve dhe numëruesve socialistë për ta çuar para procesin. “Me këtë ritëm, do të na duhen gati 10 ditë që të mësojmë rezultatin. Komisionerët socialistë braktisin procesin e numërimit kur mësojnë se Basha po avancon”- u shpreh ajo. Kësisoj, nga frika e një avancimi të frikshëm të kandidatit demokrat Basha, Rama është i detyruar të urdhërojë komisionerët e KZAZ-ve të braktisin procesin e numërimit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›