KQZ vendos të hapë të gjitha kutitë e Lezhës, PS: Po përsëritet procesi i 2011-ës
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos të thellohet hetimi për qarkun e Lezhës duke hapur të gjitha kutitë. Vendimi është marrë me 4 vota pro nga anëtarët e KQZ-së ndërsa ky vendim është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komision.
Anëtari i KQZ, Zguri kërkoi të hapen kutitë e votimit për verifikim në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi sipas tij duhet të bëhet transparencë e plote për ketë qark.
Situata pas hapjes së kutive për Lezhën ishte dramatike, kishte një disbalancim të proceverbalëve me numrin e votuesve dhe kjo tregon se sistemi i numërimit të votave nuk ka funksionuar theksoi Zguri.
PS: Po përsëritet procesi 2011-ës. Vendimi i paligjshmëm, do ta çojmë në Kolegj