E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP: Përparësi do të kenë vendimet e hershme

19-07-2013 / Gazeta 55

Vendimi i qeverisë për kompensimin financiar të pronarëve

Në shtator pritet të fillojë shpërndarja e fondit të vitit 2013 prej 3 milionë dollarësh për pronarët. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar kriteret se kush do të përfitojë nga ky fond.
“Me hyrjen në fuqi të vendimit,do fillojnë aplikimet dhe me përfundimin e tyre do bëhet përzgjedhja. Vendimet e hershme do kenë më shumë përparësi për të përfituar”- u shpreh nëndrejtor i AKKP, Agim Toro. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dhe rastet kur pronarët nuk përfitojnë nga fondi i kompensimit të këtij viti. “Nuk përfitojnë ata që kanë çështje gjyqësore të hapura, ose ata që kanë përfituar më parë” - theksoi Toro. Kompensimi do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e re të pronave. Masa e kompensimit është e njëjtë me atë të vitit 2012, ku sa më e madhe është sipërfaqja aq më e lartë do jetë dhe vlera financiare që do përfitojnë pronarët.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›