E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania e Madhe mbështet reformat në sistemin e drejtësisë, shembull pozitiv

19-07-2013 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë, Halimi takon ambasadorin britanik në vendin tonë, Cannon

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi priti dje në një takim pune ambasadorin britanik  Nicholas Cannon me të cilin bisedoi rreth ecurisë pozitive të disa prej projekteve të përbashkëta të ministrisë dhe ambasadës britanike në Tiranë  në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë. Ministri Halimi në fjalën e tij e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë për realizmin e disa prej reformave të rëndësishme për sistemin si shërbimi i provës, mbikëqyrja elektronike, hartimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile  si dhe realizimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve shqiptarë  nga Britania e Madhe. Në këtë tranzicion pushtetesh, ministri Halimi shprehu bindjen se modelet britanike të zgjedhura si në ngritjen dhe funksionimin e shërbimin e provës, monitorimin elektronik duhet të jenë në qendër të vëmendjes edhe në të ardhmen. Ministri cilësoi si të rëndësishme ecurinë  e reformës në privatizimin e shërbimeve të caktuara në sistemin e burgjeve si dhe ne  ngritjen e  kapacitete monitoruese në Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve. Në këtë drejtim Ministri i kërkoi ambasadorit britanik që të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Drejtësisë në vijim. Nga ana e tij Ambasadori Cannon shprehu vlerësimin e tij  për bashkëpunimin me Ministrin Halimi duke vlerësuar se reformat e ndërmarra nga ai dhe të mbështetura nga Britania e Madhe janë një shembull pozitiv e prioritar për sistemin e drejtësisë. Ambasadori Cannon shprehu bindjen se do të vazhdojnë përpjekjet me qeverinë e re për përfundimin e reformës së nisur në drejtim të privatizimit të burgjeve, etj. Ambasadori në këtë takim shoqërohej nga drejtuesi i fondacioni Slynn, i cili drejton disa projekte të mbështetura nga Britania e Madhe në reformimin e sistemit të drejtësisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›