E Diel, 1 Nëntor 2026

Giorgio Napolitano mesazh presidentit Nishani: Do të vizitoj Shqipërinë

19-07-2013 / Gazeta 55

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano ka pranuar ftesën e homologut të tij shqiptar Bujar Nishani për të vizituar Shqipërinë. Konfirmimi ka ardhur nëpërmjet një mesazhi, që Presidenti Napolitano i ka dërguar kreut të Shtetit shqiptar në përgjigje të urimeve të tij me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të shtetit italian. Në këtë mesazh Napolitano shpreh kënaqësinë e marrjes së ftesës së përzemërt nga ana e Presidentit Nishani për të vizituar Shqipërinë, dhe konfirmon vizitën në Shqipëri. “I prita me shumë kënaqësi urimet tuaja të përzemërta me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë. Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”- thekson në mesazhin e tij Napolitano.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›