E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendosi ndryshimin e balancës, PS ankimon sot Lezhën

Në ditën e fundit të afatit zyrtar për ankimimin e rezultatit të qarkut të Lezhës, Partia Socialiste do të ankimojë rezultatin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Sipas burimeve Partia Socialiste do të përfshijë në ankimin, edhe qendra të tjera në këtë qark, përveç mënyrës sesi tabela përmbledhëse e këtij qarku u miratua nga KQZ-ja, duke përfshirë të dhënat e sistemit elektronik.

Ndërkohë sot në KQZ do të nisë shqyrtimi i ankimimit e LSI për Kukësin. Mbledhja e së premtes u shty për shkak të problemeve familjare të njërit prrej anëtarëve të KQZ, por ky fakt përbën shkelje të ligjit zgjedhor për respektin e afatit prej 48 orësh të shqyrtimit të kërkesës ankimore nga momenti i relatimit të tij në KQZ.

Mbledhja konsiderohet e rëndësishme pasi pritet të shihet si do të trajtohet kërkesa ankimore në mungesë të kuorumit prej 5 anëtarësh. Kodi Zgjedhor kërkon shumicë të cilësuar për hapjen e mbledhjes në rastet e shqyrtimit të kërkesave ankimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›