E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutohet me 8 plumba 50-vjeçari, dyshohet vrasje me pagesë

Një fundjavë e tëra për tu harruar për rendin dhe sigurinë në kryeqytet. Pas vrasjes të gruas nga bashkëshorti paraditen e të shtunës e diela është përgjakur përsëri. Si pasojë e një prite në hyrjen e pallatit ka mbetur i vdekur Edmond Dervishi, rreth 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes kur Dervishi po kthehej për në apartamentin e tij në afërsi të gjimnazit Partizani në Tiranë. Nga të dhënat e para konfirmohet se Dervishi ka gjetur vdekjene menjëhershme,ku mbi të janë derdhur 8 plumba pistolete.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së komisariatit numër 4,por edhe drejtuesit më të lartë të policisë së Tiranës ku ka filluar puna për identifikim e autorëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë qënë të paktën tre persona që kanë marrë pjesë në atentat, të cilët udhëtonin me makinë benz ngjyrë të zezë.

Ndërsa identifikimi i tyre behët mjaft i vështirë, pasi duke parë mënyrën e ekzekutimit të 50 vjeçarit mendohet se vrasësit kanë qënë me pagesë, ndoshta edhe nga jashtë Tiranës. Ndërsa pistat e hetimit janë shumë të pakta, por policia është fokusuar tek ajo e hakmarrjes duke patur parasysh të kaluarën e Dervishit dhe familjarëve të tij.

Edmond Dervishi njihej si vellai in Gent Kadifit, pjesëtar në grupin e Gaz Muçës, i njohur si i forti i Tiranës në vitet 90, i vrarë edhe ai në një pritë në afërsi të Shkollës së Kuqe 13 vjet më parë.

Megjithatë kjo është një pistë paraprake pasi blutë e Tiranës janë duke hetuar edhe në pista të tjera që kanë të bëjnë me punën e tij si magazinier në KQZ, por edhe jetën e tij personale.

Ndërkohë policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që kanë qënë dëshmitarë okular duke marrë dëshmitë e tyre, të cilët me atë çka kanë parë do të mund të zbardhin misterin e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›