E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR pat konfirmuar se rreth 260 mijë shqiptarë ndodhen jashtë shtetit, pa dokumente identiteti

1 milion e 446 mijë shtetas shqiptarë kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, bënë të ditur burime zyrtare në ministrinë e Brendëshme, ndërsa mësojmë se nuk kanë aplikuar për t’u paisur me këtë dokument 256.794 shtetas. Edhe ODIHR, ne raportin e vet te 3 qershorit, konfirmonte se priste qe nga 160-260 mijë veta pritej qe te mos ishin ne Shqiperi, meqenese ndodhen jashte vendit, por pa dokumentet përkatëse. "Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme (MB), deri më 31 maj, ishin kryer 1.172.279aplikime, dhe prodhuar 1.045.910 karta identiteti. Numri i kartave të dërguara në qendra është 1.019.910, ndërsa 652.067 prej tyre janë tërhequr nga qytetarët. Sipas qeverisë, rreth 730.000 qytetarë nuk kanë pasaportë, një shifër të cilën opozita e ka vënë në pikëpytje duke u shprehur se është tepër e ulët. Prej tyre, 460.000 kishin aplikuar deri më 29 maj. Mendohet që nga numri i zgjedhësve që ende pritet të aplikojnë, rreth 160.000–260.000 janë jashtë Shqipërisë pa dokumente të vlefshme, kjo sipas një letre nga Zëvendësministri i Brendshëm drejtuar Partisë Socialiste", thuhet  ne raportin e ODIHR, i cili ka gjetur mbeshtetje edhe nga autoritetet e PS-së.


Transparencë të plotë të procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike, deklaroi të shtunën, përmes zëdhënësit të saj, ministria e Brendëshme, ndërsa informoi opinionin publik, subjektet zgjedhore, si dhe të gjitha forcat politike, se strukturat e saj, së bashku me koncesionarin, po punojnë për të bërë të mundur prodhimin dhe vazhdimin e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike, për të cilat kanë aplikuar qytetarët shqiptarë. Edhe një herë, përmes zëdhënësit të saj, ministria e Brendëshme i kërkoi sot të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për dokumentin elektronik, që të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, për të tërhequr dokumentin e tyre tashmë të prodhuar. Procesi i pajisjes së shtetasve shqiptarë me kartatat e identitetit filloi në 12 janar 2009, një moment i veçantë për çdo shqiptar, sepse atyre tashmë u është ofruar një dokument ndër më modernët në të gjithë Evropën, duke u prezantuar si qytetarë me një dokument identifikimi të denjë. Ky proçes tashmë pothuajse është shtrirë në të gjithë vendin, ku aktualisht janë 500 stacione aplikimi, përfshirë edhe skajin më të largët. Pajisja e shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike është e lidhur ngushtë me Kodin e ri Zgjedhor, i cili përcakton se votuesit në zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit 2009, do të jenë të detyruar të votojnë vetëm me dy dokumente të rëndësishme, letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat aktuale për udhëtim jashtë shtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›