Basha: “Kanibalizëm është të përjashtosh votat”
Kandidiati demokrat për Bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së rivalit socialistë për Tiranën Edi Rama, i cili e konsideroi kanibalizëm, procesin e rivlerësimit të votave nga KQZ-ja.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se me numërimin e fletëve të kontestuara, dëgjohet zëri i cdo qytetari të Tiranës, ndërsa e bën procesin transparent.
“Unë jam i vendosur të presë me durim, deri sa të përfundojë procesi. Çdo votë për kryetar Bashkie, është parë dhe sërish kundërshtari im dyshon të mendojë se ka manipulime dhe nuk parashtron asnjë provë”.
Duke four për këtë proces, ai tha se ky është shansi për të treguar që demokracia institucionale funksionon dhe është e qëndrueshme.
Sërish kandidati demokrat deklaroi se është në pritje të rezultatit përfundimtar që do të japin instititucionet kopetente për Bashkinë e Tiranës.
"Në shqyrtimin që po i bëhet tani që flasim votave të kontestuara në KQZ, proces që kandidati tjetër e quajti kanibalizëm, ai ka marrë 4 vota më shumë se sa unë. Nuk është kanibalizëm të përfshish votat në këtë proces transparent, pavarësisht se për kë janë hedhur ato. Eshtë kanibalizëm të përjashtosh votat nga procesi. Ne jemi dëshmitarë që asnjë manipulim nuk ka ndodhur dhe deklaratat e kundërta me këtë fakt, janë veçse qesharake. Demokracia funksionon më lehtë kur rezultati është i thellë, por demokracia e provon fuqinë dhe qëndrueshmërinë e saj kur rezultati është i ngushtë vetëm nepërmjet respektimit të verdiktit të çdo zgjedhësi" tha me tej ai.