E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, zevendeson komisioneret e PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zevendesoi dje me kater vota pro dhe asnje kunder, komisioneret e Zonave te Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ). Komisionere qe ne baze te Kodit Zgjedhor, duhet te ishin dorezuar nga forcat e majta politike, Partia Socialiste dhe ajo Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Pas vendimit te djeshem te KQZ-se, 66 komisioneret e perzgjedhur, nga 127 te cilet aplikuan per kete post, do te nisin me 8 mars, diten e marte, punen e tyre per pergatitjen per zgjedhjet lokale te 8 majit. "Kemi vetem pese dite kohe, duhet te ngrihen te 66 KZAZ, dhe duhet te pakten te kemi nje fillim te trajnimit. Do te emerojme prane te gjitha KZAZ-ve me numer tek, nga 1 deri tek 66, keta persona, qe do te jene sekretar te KZAZ. Nje e vecante, eshte se kete here do te jene edhe juriste", u shpreh dje kreu i KQZ-se, Arben Ristani. Sipas tij, kandidatet e pavarur kane afat deri me 8 mars per te dorezuar dokumentacionin e nevojshem, ndersa beri thirrje per te filluar urgjentisht puna ne KZAZ-te, puna e te cilave ne fakt duhet te kishte nisur me kohe. Sipas vendimit te djeshem, ashtu sic informoi dhe kreu i KQZ-se, personat e perzgjedhur ne vend, te komisionereve qe duhet t'i kishte sjelle PS dhe PBDNJ, jane njerez te pa politizuar. 33 prej tyre jane juriste dhe u zgjodhen ne postin e sekretareve dhe 33 personat e tjere jane te zgjedhur nga ata qe kane aplikuar, me arsim te larte dhe do te mbajne postin e anetareve te katert te KZAZ-ve. Cka ploteson edhe numrin e nevojshem per kuorum dhe votim ne keto komisione ne zgjedhjet e 8 Majit. Diten e premte, KQZ do t'i pajise me bazen materiale dhe deri me date 8 mars, komisioni i nivelit te dyte duhet te ngreje grupet e regjistrimit te kandidateve te pavarur. Po diten e djeshme, KQZ miratoi edhe perfundimisht modelet e kater fleteve te votimit me te cilat do te votojne shqiptaret. Keshtu, fleta e verdhe ne format A4, do te jete per kandidatet per kryebashkiake, ajo ne ngjyre jeshile A3 per keshilltaret e bashkise, ne te cilen nuk do te shenohet koalicioni por vetem partite. Ndersa fletet me ngjyre roze dhe gri, do te perdoren veten ne Tirane ku votohet dhe per minibashkite. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›