E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrohen PBK e PAD, afati i fundit per partite, eshte 8 marsi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vijoi dje me regjistrimin e forcave politike qe do te garojne ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Keshtu, KQZ pranoi dhe regjistroi dje si subjekt zgjedhor, Partine e Ballit Kombetar, per te qene ne garen elektorale te 8 Majit si dhe Partine Aleanca Demokratike Shqiptare. Deri me sot, ne KQZ nuk eshte regjistruar asnje force e majte politike qofte kjo e vogel apo e madhe, parlamentare. Ndonese afati perfundimtar ne baze te Kodit Zgjedhor per t'u regjistruar dhe per pasoje konkurruar ne zgjedhjet e 8 Majit, perfundon me 8 mars, forcat e majta politike nuk kane depozituar ende dokumentacionin per te qene pjese e zgjedhjeve. Cka le ende ne dyshim pjesemarrjen e opozites ne garen elektorale qe po afron. Ia vlen te permendet edhe fakti, se PS dhe PBDNJ, si te vetmet forca opozitare parlamentare, nuk kane dorezuar as komisioneret e tyre, ndonese kane ende disa vende bosh ne Komisionet Zonale te Administrates Zgjedhore. Keto dy forca parlamentare, se bashku edhe partite politike ne opozite qe nuk kane fituar as edhe nje vend ne Kuvend, kane edhe gjashte dite kohe per tu regjistruar ne KQZ ne rast se do te hyjne ne garen elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›