E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria konfirmon dhe njëherë ambicien për kultivimin e drurëve frutorë, duke nisur nga pema e ullirit

12-01-2011 / Gazeta 55

Berisha: Do subvencionohen fermerët e ullirit dhe gjithë varieteteve të arrorë që rriten në Shqipëri


Projekti i ullirit dhe rritja e bimëve frutore si shega, arra, lajthitë e drutë tjerë halorë kanë qenë tema e diskutimit në mbledhjen e qeverisë të hapur nga Kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverisë foli për rëndësinë që ka mbjellja e këtyre druve frutorë por mbi të gjithë nënvizoi rëndësinë e projekti të ullirit. “Kryefjala e mbledhjes do të jetë subvencionimi i i fermerëve i ullirit dhe gjithë varieteteve të arrorë që rriten në Shqipëri. Projekti i ullirit, më i suksesshmit në vend, pasi sipas statistikave të mbjelljes rezulton se në një hark kohor të shkurtër, nga 4.8 milionë ullinj sot janë 10 milionë rrënjë të mbjella është një mbi dyfishim. Ritmet e zhvillimit janë shumë premtuese. Objektivi është ambicioz, pasi synohet mbjellja e 20 milionë ullinjve në 4 vjet”- tha kryeministri. Berisha tha se ka një ethe, për mbjelljen e këtij druri, i cili mes gjithë drurëve frutorë është mbreti i tyre. Kryeministri Berisha duke e cilësuar projektin e ullirit si mjaft të suksesshëm ka theksuar se një tjetër projekt shumë i rëndësishëm do të ndërmerret siç është ai arror. “Projekti i dytë që është ai arror është edhe më i vështiri por është më i leverdishmi”- vuri në dukje Berisha duke shtuar se i bën thirrje fermerëve shqiptarë të merren me mbjelljen e drurëve frutorë. Kryeministri kërkoi nga Ministri i Arsimit që edhe nxënësit dhe studentët të bëhen pjesë e këtij projekti. Ai tha se shkollat pranë ullinjve do të mbjellin një ulli për nxënës dhe zonat e halorëve do të mbjellin një halorë për nxënës. Gjithashtu kryeministri Berisha ftoi biznesin të bëhet pjesë e këtij projekti mjaft të rëndësishëm me rëndësi kombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›