E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ/Olli:Procesi i numërimit, i qetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përmjet zëdhënsit të saj deklaroi se procesi zgjedhor është zhvilluar krejtësisht normalisht. "Sistemi i të dhënave i KQZ-së ka punuar po ashtu pa asnjë problem", tha zëdhënësi Leonard Olli. Ai bëri me dije se vetëm në Bushat është ndërprerë numërimi i votave sepse mungojnë komisionerët.
Tiranë. "Ndërsa në të gjitha qendrat e tjera të votimit, vijon normalisht numërimi", tha Olli. Sipas të dhënave të KQZ-së rezulton se:
Në qarkun e Tiranës, PS ka marrë 45.3% të votave, ndërsa PD 40.03% dhe LSI 4.67.
Në qarkun e Beratit, PS ka marrë 47.23% të votave, PD 27.07%, dhe LSI 12.17%
Në qarkun e Dibrës, PR ka marrë 45.09% të votave , PD 34.48% dhe LSI 6.31%.
Në qarkun Durrësit, PD ka marrë 44.8% të votave , PS 35.71 dhe LSI 10.13%
Në qarkun e Elbasanit PD ka marrë 44.17 të votave , PD 36.22 dhe LSI 6.27%.
Në qarkun e Fierit, PS ka marrë 49.28% të votave ,PD 33,51% dhe LSI 4.93%
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka marrë 43,52% të votave, PD 41.56 dhe LSI 2.64
Në qarkun e Korçës, PD ka marrë 42.37 të votave , PS 41.95 dhe LSI 4.25
Në qarkun e Kukësit, PD ka marrë 59.52% të votave , PS 15.87, PSD 12.26, PR 4.7% dhe LSI 2.62%.
Në qarkun e Lezhës, PD ka marrë 47.08% të votave , PS 26.4% dhe LSI 3.62%.
Në qarkun e Shkodrës, PD ka marrë 48.14% të votave , PS 33. 75%, dhe LSI 2.62%.
Në qarkun e Vlorës, PS ka marrë 45.3 të votave dhe PD 40.03 ndërsa LSI 4.67%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›