60 vjet të Shkëmbimeve Kulturore
Më 2 maj u mbushën 60 vjet të revistës kulturore gjermane "Kultur Austausch", përmes së cilës shihet se si Gjermania ndryshoi veten dhe raportin ndaj kulturave tjera botërore.
Nëse dikush ju quan bizon, kjo s’do të duhej t’ju zemëronte, sepse kjo s’do të thotë që jeni madh dhe përhapni erë të keqe. Ky mund të jetë kompliment, veçanërisht në Bjellorusi, ku ky term nënkupton se jeni i fuqishëm si demi. Njohuri të tilla mund të gjenden në revistën tremujore, që del në Berlin.
Pjesë e numrit jubilar është edhe fjalimi për përkthimin, i novelistit portugez, Hose Saramago, i cili vdiq vitin e kaluar. Saramago tregon se si i duhej që përkthyesve t’ua sqarojë edhe fjalët që ishin tejet të qarta. Kjo, ngase gjatë përkthimit shpesh krijohen hendeqe të moskuptimit.
Megjithëse pjesë e “Kultur Austausch” nuk janë vetëm shkrimtarët dhe ekspertët por edhe njerëzit e zakonshëm. Kryeredaktori, Friedrich Freks thotë: “Është edhe fshatari nga Zimbabve, që flet për jetën e përditshme, ose ciceroni turistik nga Nepali... Kjo është ideja... Që t’i afrojmë kulturat, që si autorë të kemi njerëz të ndryshëm”.