E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRARA u prezantua në New Mexico

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 12:14

KRARA nga Kosova me bashkautorë Ilaz Thaqi dhe Hubert Allen Jr. punuan së bashku në temën “Arkeoastronomia e Kosovës shkenca jonë e re dhe me e vjetra”, që u prezantua në Universitetin New Mexico në SHBA.

Traditat moderne, të lidhura me te kaluarën na kthejnë ne rrëfimet biblike – te aventurat e Noas, ndërsa vrojtuesit e sotëm të lindjes së diellit, nga Maja e Lybetenit na përkujtojnë përpjekjet e para të njerëzve për të njohur fenomenet astronomike.

Ceremonia e cila çdo vit zhvillohet ne Majën e Lybetenit, ku njerëzit pas një nate me ''Grill Party'', herët në mëngjes me 2 maj, nga maja më e lartë 2496 metra e Maleve te Sharrit, vështrojnë Lindjen e Diellit.

Hubert Allen Jr, tha se reagimet e pjesëmarrësve nga kontinenti i Amerikës u shoqëruan me debat për interesin shkencor në Kosovë, për studimin e fenomeneve astronomike që shënon edhe një fakt për përpjekjet njerëzore nga kohë shumë të vjetra, për të njohur gjithësinë dhe krijimin e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›