Çka lexon Tony Blair?

Ish kryeministri britanik Tony Blair është adhurues i magjistarëve, profetëve religjiozë, të dëbuarve politikë, bazuar në një listë të nëntë librave të parapëlqyer të tij.
Duke përzgjedhur librat e tij të Ishullit të Shkretëtirës, arkitekti i Laburistëve të rinj përzgjedhë, disi në mënyrë bizare, librin tre vëllimesh të Isaac Deutscher, biografinë simpatike të revolucionarit rus Leon Trotsky, njeriun që përfundimisht ka vdekur nga rivali i tij politik dhe metodik, Stalini.
Ai gjithashtu ka përzgjedhur trilogjinë e Tolkien, ‘The Lord of the Rings’, plus biografitë e Jezusit dhe Muhamedit në listën e tij të leximeve më të dashura në një artikull në ‘We Love This Book’, revista e re simotër e ‘Bookseller’.
Ai ka thënë se ka qenë i joshur nga ‘Treasure Island’ (Ishulli i thesarit) i autorit Robert Louis Stevenson, libër ky të cilin ai së fundmi është duke e lexuar bashkë me birin e tij Leo.
Blair ka thënë se është i joshur edhe nga dilemat morale të errëta të paraqitura nga personazhet në ‘The Lord of the Rings’.
“Ka fatin e magjistarëve që bëhen kolaboracionistë, njerëz të mirë që bien nga lavdia dhe ata që në një mënyrë janë të shpenguar. Për shkallëzimin dhe madhështinë e shpikjes, detajet e botës imagjinare të krijuar nga Tolkien dhe temat e pasura dhe të thella të së mirës dhe së keqes, asgjë nuk krahasohet me të”.
Ish kryeministri e pranon se përzgjedhja e tij për librin e Deutscher, biografinë e Trotskyt, mund të duket si tepricë e dhënë e politikës së tij, por thotë se ky ka qenë libri i parë politik që ka lexuar dhe ai që e ka nxitur të interesohet për politikë.
“Trockizmi dhe lufta e tij me të majtën zyrtare të stilit sovjetik e ka definuar politikën studentore në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta dhe askush që ka jetuar nëpër atë periudhë nuk mund ta harrojë”.
Trotsky, thotë ai, është tërhequr nga instinktet që më shumë kanë qenë morale sesa shkencore.
Ai gjithashtu e ka përzgjedhur librin ‘Germinal’ të autorit francez Emile Zola, duke thënë se e ka lexuar atë në origjinal për ta përvetësuar frëngjishten. Ai shkruan: “Ajo që e bën librin të mrekullueshëm është përshkrimi i gjallë i jo vetëm jetës së minatorit, por gjithashtu të vet minierës, një vend çnjerëzor i trishtimit të shumë njerëzve, për përfitim të disave”.
Blair e ka përshkruar romanin ‘Ivanhoe’ nga Sir Walter Scott si vepër gjeniale dhe tregim klasik i dashurisë që përqendrohet në trekëndëshin e dashurisë së Ivanhoe, princeshës saksone Rowena dhe bukuroshes Rebecca. “Lexojeni dhe shikojeni nëse, sikurse unë, jeni i sigurt se ai nuk do të duhej ta përfillte traditën dhe të arratisej me Rebecca-n”, shkruan Blair.
Në përzgjedhjen ndoshta më të çuditshme të tij ai ka përfshirë ‘Shoemaker of Dreams’ nga Salvatore Ferragamo, autobiografinë e një njeriu të fiksuar në krijimin e këpucës së përsosur. Atij ia ka dhënë librin e veja e Ferragamos dhe ai e përshkruan atë si perlë.
“Tani, ajo çfarë di rreth modës mund të shkruhet në takën e një këpuce. Por di diçka nga motivimi, vendosmëria dhe ambicia e kufizuar me obsesionin”.
Ai gjithashtu ka përzgjedhur tre libra religjiozë: ‘Jesus was a Jew’ nga Arnold G Fruchtenbaum, ‘The Crusades Through Arab Eyes’ nga Amin Maalouf dhe Jon Rothschild si dhe librin ‘Muhammad’ nga Martin Lings. /The Guardian - Përktheu: A. Beka/