E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika triumfon në Gold Cup

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 17:04

Pablo Barrera shënoi dy herë derisa Meksika u kthye nga disavantazhi 2-0 për të fituar finalen e CONCACAF Gold Cup në Rose Bowl me rezultat 4-2.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dukej se kishin marrë kontrollin e ndeshjes, kur Michael Bradley dhe Landon Donovan shënuan për dy gola epërsi brenda çerekut të parë të lojës.

Por, Barrera dhe Andres Guardado barazuan rezultatin para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Guardado kaloi Meksikën në epërsi, para se Giovani Dos Santos të siguronte fitoren.

“Ata janë më dinamikë se cilido ekip tjetër i Meksikës, me të cilin jam takuar”, tha Donovan, i cili luan për SHBA-në nga viti 2000. “Ata kanë disa futbollistë që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës në një sekondë”, shtoi ai.

Sulmuesi i Meksikës, Javier Hernandez udhëhoqi në Gold Cup me shtatë gola dhe u shpall futbollisti më i mirë i garës.

“Gjërat ishin vështirë, por trajneri na tha të luftojmë për çdo top”, tha Hernandez për trajnerin Jose Manuel de la Torre. Triumfi i siguroi Meksikës pjesëmarrjen në Kupën e Konfederatës 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›