KRIJIMI Oratoriumi i inskenuar, një sukses i merituar në skenën shqiptare

Artdashësit e kryeqytetit mbushën plot sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, për të ndjekur veprën madhore të kompozitorit Joseph Haydn (1732-1809) të titulluar Krijimi Die Schöpfung (oratorium e inskenuar). Krijimi është një vepër unikale, mbasi para saj arti muzikor nuk kishte mundur të përqaset një temë të tillë qendrore për historinë dhe filozofinë e njerëzimit, siç është krijimi i gjithësisë, duke përfshirë krijuesin, kozmosin dhe rrugëtimin e tij. Oratoriumi Krijimi pati një sukses shumë të madh jo vetëm në vitin 1799, e cila u ekzekutua në Burgtheatër të Vjenës, por suksesi vazhdoi dhe u rivu skenë, deri në ditët e sotme.
Që në fillimet e para të muzikës së Haydn-it, të ekzekutuar nga orkestra simfonike e shoqëruar nga këngëtarët lirikë, kori dhe e inskenuar nga trupa e baletit, me solistët e saj, nën drejtimin e Mjeshtrit të madh Zhani Ciko, të jep përshtypjen e një mëngjesi pranveror, të shoqëruar nga kjo muzikë hyjnore ku, pak nga pak, zbulohet ndjesia e shkëndijës krijuese të çdo numri recitativ.
Muzika vjen në mënyrë graduale nga surpriza e krijimit, nga Licht (Dritë), deri në momentet deskriptive të krijimit të deteve, oqeaneve gjalluese dhe deri tek njeriu.
Një muzikë e fuqishme. Dhjetë ditë dhe dhjetë fjalë simbol, të cilat dhe pa zbuluar tekstin, ka qenë në kontekstin të muzikës e veprës. Kjo vepër muzikore shquhet për forcën emocionale, për mjeshtërinë e përshkrimit muzikor. Ajo që të bie në sy tek ky oratorium i inskenuar është ekzekutimi i saktë i orkestrës simfonike, tashmë të njohur si në Shqipëri dhe në shumë shtete të Evropës. Orkestra, këngëtarët lirikë dhe kori ekzekutojnë një ndërmarrje të tillë kolosale, si muzikimin e tekstit biblik që shërben metafizikisht në këtë vepër të Haydn, e cila buron nga tingulli muzikor. Solistët lirikë Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Emiliana Pelushaj, Tachyum Sun, Cosimo Pabozzo, me interpretimin e tyre ishte tingulli njerëzor dhe shumë i rëndësishëm në këtë kompleksitet muzikor gjë që këngëtarët lirikë plotësuan boshtin qendror të kësaj muzike hyjnore, të një koncepti klasik të ushqyer nga fara iluministe. Zërat tingëllonin të ngrohtë me një elokuencë ku fjala në gjuhën gjermane ishte shumë e kuptueshme. Bashkëpunimi i orkestrës, këngëtarëve lirikë, korin dhe baletin ishte një tregues i mirë të komunikimit mes tyre. Përmbajtja e oratoriumi Krijimi ndahet në katër momente kyçe: E para tregon elementet natyrorë, të ndjekur nga preludi instrumental e cila përshkruan kaosin e fillimit jetësor. Pjesa e dytë ilustrohet me krijimin e kafshëve, e treta zbulon qenien më të lartë: Njeriun dhe imazhi drejtpërdrejt i Zotit. Ndërsa pjesa e katërt konsiston një soditje idilike të parajsës tokësore të banuar nga Adami dhe Eva. Shtylla qendrore e kësaj vepre hyjnore është orkestra simfonike, kori me ato zëra qiellorë nën drejtimin e dirigjentit të saj Dritan Lumshi, koncert maestër Donika Çili, Thanas Paskali, Ingrid Puhizo. Me të gjithë komponentët që përmendëm më sipër, oratoriumi Krijimi i kompozitorit Haydn është një sfidë për teatrin e Operës dhe të Baletit. Nuk ishte e lehtë që të rrokte në një vepër të tillë madhore për idenë e krijuesit, kozmosin dhe rrugëtimin e këtij Krijimi, nuk ishte realizuar as nga Hendeli i madh të cilit i mbeti ëndrra në sirtarin e tij gjigand të krijimtarisë, as nga ndonjë tjetër. Prandaj unikal mbetet realizimi i veprës historikisht por dhe referenca e saj të kohës, sepse unike është dhe ajo çka Hayden bashkoi nga tradita e deritanishme gjermane dhe angleze por edhe nga vetë prurja e tij si autor. Dirigjenti i kësaj vepre madhore Zhani Ciko thotë: Kjo dypërkatësi e kësaj vepre, bazuar mbi një traktat ta quajmë të mendimit njerëzor dhe filozofik të kohës, tepër të kërkuar dhe me rezonancë të vijueshme si Paradise lost të Johnn Miltonit, ishte një impenjim i ri për autorin e veprave paraardhëse oratoriale si Shtatë fjalët e fundit të Krishtit në kryq (1797) deri tek Krijimi (1798). Gjithashtu krijimi i këtij oratori me temë universale në gjuhën gjermane ishte një guxim në vete po ti referohemi traditës paraardhëse (Bach, Hendel) që ishte e përhapur në kulturën muzikore dhe fetare të kohës. Pyetje më e vështirë është si arriti dirigjenti Zh. Ciko të drejtojë këtë vepër madhore universale dhe përgjigja është e thjeshtë: Duhet domosdo të përshkruajmë aktivitetin e Cikos në vite për të ardhur deri në premierën e këtij oratoriumi të inskenuar gjë që u prit shumë mirë nga publiku jonë i përbërë jo vetëm nga artdashësit e kryeqytetit, por dhe nga artistët e shumtë, pa përjashtuar dhe ndonjë dirigjent me emër nga Evropa e civilizuar. Pak biografi për mjeshtrin Zhani Ciko: Zhani Ciko, që në fëmijërinë e tij të hershme, u edukua nga familja me një kulturë muzikore, deri sa mbaroi Konservatorin në instrumentin e violinës. Duke pasur një kulturë enorme muzikore, artisti gjeti vetveten në profesionin e dirigjimit. Në fund të viteve 80 formon orkestrën e harqeve Virtuozët e rinj të Tiranës, me të cilën arriti shumë shpejt një sukses të plotë. Që në turnetë e para më 1989, në Austri, Itali, Greqi, arriti edhe suksesin e vet jashtë vendit. Si dirigjent i orkestrës Virtuozët e Rinj të Tiranës ka marrë pjesë në Karynthische Sommer (Austri), Aix en Musique, (Francë). Në Festivalin Ballkanik në Greqi orkestra vlerësohet si ansambli më i mirë, ndërsa në prill, në festivalin ndërkombëtar në Hungari fiton çmimin e parë. Në maj 1997 vlerësohet sërish me çmimin e parë në Festivalin Evropian të Muzikës në Belgjikë dhe po atë vit ndërmerr një turne në Gjermani, i vlerësuar si nga publiku ashtu edhe nga kritika vendase. Si dirigjent i orkestrës Zhani Ciko ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me solistë të ndryshëm në Shqipëri, Itali, Austri si dhe me ansamble korale në Austri, Spanjë e Francë. Midis të tjerash mund të përmendet realizimi i oratorit të Haydn Die Schopfung si dhe i Operas II mondo della luna po nga Haydn.
Më 1998 ndërmerr një turne tjetër në Suedi me 18 koncerte shumë të suksesshme. Po këtë vit Zhani Ciko themelon ansamblin e parë të harqeve të Muzikës së re në Shqipëri. Në Festivalin Muzika dhe Rinia 2000 në Vjenë orkestra e drejtuar prej tij vlerësohet me çmimin e parë për orkestrat e harqeve dhe me çmimin e madh të Bashkisë së Vjenës. Në koncerte të Orkestrës Simfonike të RTSH dhe Filarmonisë së Prishtinës ka ekzekutuar vepra të rëndësishme nga Çajkovskij, Brahms, Elgar, Barton, etj. Në vitin 2005 drejtoi në Milano, salla Verdi orkestrën UECO, me vepra nga Elgar e Janacek, koncert i cili u vlerësua maksimalisht. Po këtë vit drejtoi Orkestrën e Dhomës A.Moisiu në Itali në Festivalin Nei suoni dei luoghi. Është i pari dirigjent shqiptar që ka drejtuar në stinën koncertore ndërkombëtare Allegretto Albania dhe më pas në atë Klasik. Gjatë viteve në vazhdim, ka drejtuar dy premiera absolute të operave bashkëkohore shqiptare. Opera Oirat me muzikë të kompozitorit Aleksandër Peçi dhe Dhoma të kompozitorit Ermir Dergjini si dhe baletin Caro Mozart. Së fundi: Për mendimin tonë Zhani Ciko është një rast unikal si drejtues i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ai zotëron një kulturë muzikale, pa përjashtuar zotërimin e gjuhëve të huaja, komunikon me shumë teatro të Evropës duke përfshirë dirigjent, regjisor, baletmaestër, këngëtar me emër të cilët kanë realizuar në vendin tonë një repertor të pasur artistik që nga operat, baletet dhe koncertet recitale. Ky drejtues, dirigjent gëzon admirimin e artistëve shqiptarë dhe të huaj.
Toni Candelero dhe vepra e tij në skenën shqiptare
Koreografi Toni Candelero vjen në Shqipëri si balerin dhe koreograf për të katërtën herë, duke u impenjuar në vënien e disa shfaqjeve të baletit, kryesorët janë: Caro Mozart (I dashuri Mozart), Paganini të kompozitorit S. Rahmaninov (Shfaqje baleti e cila u organizua me rastin e 80-vjetorit të Mjeshtrit të Madh, themeluesit e koreografisë shqiptare Panajot Kanaçi Artist i Popullit). Tek Paganini, Candelero paraqitet si koreograf dhe interpretues i rolit kryesor Paganini. Ndërsa këto ditë ky koreograf i talentuar inskenoi me solistët e baletit dhe trupave në Oratorium Kri