Prifti: “Rritje të rrogave dhe pensioneve me 10 %”
Autori i Lajmit: Redaksia
Rrogat dhe pensionet do të rriten sërish këtë vit deri në 10 për qind. Ndërsa pak ditë më parë kryeministri Berisha bëri të ditur këtë vendim të qeverisë, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti konfirmoi edhe masën e kësaj rritje ndërsa foli edhe për performancën e pritshme ekonomike të vendit tonë për vitin 2010. "Ne do të rrisim rrogat dhe pensionet deri në nivelin 10 për qind. Nuk i shkon në mend asnjë nga vendeve rreth nesh, në qoftë se keni qenë të vëmendshëm, vendet rreth nesh i kanë ulur nga rreth 10-15 për qind rrogat dhe pensionet vitin e kaluar. Dhe për 2010 ne parashikojmë të kemi një rritje ekonomike prej 5 për qind, rritjen ekonomike më të lartë përsëri në Evropë, për këtë vit", -tha Dritan Prifti, ministër i METE-s. Prifti deklaroi më tej se qeveria po përgatit një tjetër politikë për uljen e taksave ndaj biznesit duke filluar sëpari me lehtësimin e barrës fiskale për arsimin.
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010